World Vision International

This job is no longer available.

You can view related vacancies or set-up an email alert notification when similar jobs are added to the website using the buttons below.

AP Team Leader - Shkodra

Job Description

Qëllimi i pozicionit

Drejtimi i skuadrës lokale, zbatimi me cilësi i projekteve dhe sigurim i mardhënieve profesionale me përfaqësuesit lokalë, organizatat partnere dhe donatorët.

Përgjegjësitë Kryesore

  1. Të menaxhojë projektet duke u bazuar ne Strategjinë Lokale dhe Kombëtare të World Vision në bashkëpunim të ngushtë me partnerët lokalë.

  2. Të bashkëpunojë me Menaxherin e Marrëdhënieve me Publikun për të siguruar përfaqësim dhe marrëdhënie të mira në nivel lokal apo në nivel kombëtar.

  3. Të mbajë lidhje me aktorët lokalë përfshirë këtu pushtetin vendor, organizatat jo qeveritare, institucionet fetare dhe drejtuesit e komunitetit në zonën e projektit dhe të sigurojë një bashkërendim të mirë të përpjekjeve për fuqizimin e komuniteteve.

  4. Të hartojë koncept ide dhe projekt-propozime sipas nevojave specifike të komuniteteve për prezantim tek donatorë potencialë dhe të ndihmojë/bashkëpunojë me Menaxherin e Granteve për të gjeneruar fonde.

  5. Të drejtojë procese të cilat synojnë perfshirjen e komuniteteve në identifikimin e nevojave dhe rishikimin e ndërhyrjeve të kryera.

  6. Të kontribuojë në zhvillimin e strategjive për ndërhyrjet afatgjata lokale dhe kombëtare.

  7. Të rekrutojë, orientojë, mbështesë dhe menaxhojë stafin e zyrës në bashkëpunim me departamentet përkatëse në zyrën kombëtare.

  8. Të sigurojë komunikim të informacionit për punonjësit e skuadrës që drejton.

  9. Të inkurajojë shpirtin e skuadrës, mendimin kritik dhe reflektimin në skuadër.

  10. Të menaxhojë skuadrën dhe burimet sipas politikave dhe procedurave të organizatës dhe sigurojë minimizimin e kostove.

  11. Të mbajë marrëdhënie të ngushta dhe bashkëpunuese me Zyrën Qendrore lidhur me progresin e zbatimit të programit.

  12. Të përgatisë raportet mujore dhe vjetore, narrative dhe financiare në përputhje me nevojat e donatorëve dhe standardeve të World Vision.

Njohuritë dhe aftësitë

  1. Studime në Shkenca Sociale ose Menaxhim / Drejtim Organizate.

  2. Të paktën tre vite experiencë në manaxhim projektesh/programesh dhe drejtim skuadre.

  3. Aftësi të forta për ndërtimin e kapaciteteve të skuadrës, aftësi shumë të mira drejtuese dhe supervizuese.

  4. Aftësi krijuese, inovatore dhe menaxhim i situatave problematike.

  5. Komunikim shumë i mirë verbal dhe i shkruar.

  6. Njohuri shumë të mira të anglishtes së folur dhe shkruar.

  7. Aftësi shumë të mira kompjuterike.

  8. Preferohen eksperienca të mëparshme në zbatimin e programeve me bazë komunitare dhe të fokusuara në fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Data për mbylljen e aplikimeve është 7 Maj, 2017.

Vetëm aplikantët që kalojnë në fazën tjetër të procesit të rekrutimit do të njoftohen!!