World Vision International

This job is no longer available.

You can view related vacancies or set-up an email alert notification when similar jobs are added to the website using the buttons below.

Field Sponsorship Coordinator

Job Description

Qëllimi i pozicionit:

Koordinatori i Terrenit për Sponsorshipin do të angazhohet në zbatimin e projektit të sponsorshipit në terren. Ai/ajo

do të drejtojë të gjitha proceset që sigurojnë që Zyra e Programit të arrijë indikatorët e sponsorshipit duke procesuar me

saktësi dhe në kohë korrespondencën mes fëmijëve dhe sponsorave, duke ruajtur numrin e fëmijëve të rregjistruar

në Program dhe duke u siguruar për organizimin e aktiviteteve të sponsorshipit në Programin përkatës

Përgjegjësitë kryesore për pozicionin:

  1. Të koordinojë dhe mbështesë skuadren e sponsorshipit dhe partnerët në komunitet për të kryer të gjitha aktivitetet e

    lidhura me sponsorshipin dhe projektet e tjera në Zyrën e Programit, duke siguruar pjesëmarrjen e të gjithë Fëmijëve

    të regjistruar

  2. Të sigurohet që aktivitetet në terren të kryhen në bashkëpunim me aktorët dhe partnerët në komunitet

  3. Të pajisë gjithë projektet e Zyrës së Programit me informacion lidhur me fëmijët e regjistruar dhe të ndihmojë ata për

    të adresuar problemet

  4. Të adresojë te Drejtuesi i Zyrës së Programit cështjet e gjetura në terren në lidhje me fëmijët më vulnerabel në

    komunitet

  5. Të sigurohet që indikatoret kyc të sponsorshipit të arrihen sipas standarteve

  6. Të ndertojë marrdhënie të ngushta konstruktive dhe të mësojë vazhdimisht brenda komuniteteve partnerë për të

    kuptuar realitetin e tyre dhe për të facilituar proceset e zhvillimit me efektivitet

  7. Të koordinojë dhe mbështesë punën e skuadrës së sponsorshipit të Zyrës së Programit për të regjistruar fëmijët në

    program,të angazhojë komunitetin në këtë proces, dhe të sigurojë një proces që është miqësor për fëmijët, i fokusuar

    tek ata dhe me bazë komunitare

  8. Të zbatojë aktivitetet e projektit të Sponsorshipit në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të skuadrës duke siguruar që

  9. të gjithë fëmijët e regjistruar gëzojnë shëndet të plotë, janë të mirë-edukuar, kanë kujdesje janë të mbrojtur dhe

    përfshihen në aktivitetet e zyrës

  10. Të zbatojë strategjinë, informojë dhe ndajë të kuptuarin e Projektit të Sponsorshipit me komunitetin/

    partnerët/fëmijët.

  11. Të koordinojë dhe të suportojë të kuptuarin e komuniteti sesi të jetë promovues aktiv i Sponsorshipit dhe të

    mundësisë së impaktit të zhvillimit

  12. Të sigurojë Censusin e Fëmijëve përpara projektit të Raportit Vjetor të Progresit, si dhe të hartojë mesazhin e

  13. Raportit Vjetor të Progresit në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e tjerë të skuadrës

  14. Të asistojë përgatitjet e komunitetit për sposorshipin duke prezantuar sposorshipin si mënyre fokusimi dhe

    vëmendjeje të programit në mirëqenien e fëmijëve sidomos atyre më në nevojë

  15. Të raportojë cdo rast të abuzimit të fëmijës, problem shëndetësore të fëmijës, problem edukimi dhe të koordinojë

    me sektorët për zgjidhje.

  16. Të mbështesë përmbushjen e aktiviteteve të propozuara për projektin e Bounce-back/ të raportojë gjithashtu në

lidhje me raportin vjetor të Censusit të Fëmijëve

Kërkesat dhe Kualifikimet për pozicionin:

  1. Shkollë e mesme ose Diplomë universitare - e preferuar në shkenca sociale

  2. Të kuptuar të mirë të punës zhvilluese të drejtuar nga komuniteti

  3. Të kuptuar shumë të mirë të të drejtave të fëmijëve/qasjeve të punës me fëmijë

  4. Aftësi të mira në ndërtimin e partneritetit dhe zgjidhjen e problemit

  5. Aftësi lehtësuese duke përfshirë lidhjen dhe ndërtimin e marrëdhënieve me grupet komunitare dhe partnerët

  6. Aftësi të mira ndërpersonale dhe ndjeshmëri ndërkulturore, aftësi të punës në grup

  7. Të jetë efektiv në komunikimin verbal dhe të shkruar

  8. Të paktën 3 vite experiencë pune të ngjashme, duke përfshirë të paktën 1 vit në Lehtësimin e Zhvillimit me komunitetin.

  9. I/E gatshëm/e për të qënë fleksibël me oraret kur është e nevojshme dhe i aftë të udhëtojë shpesh në terren

  10. Eksperiencë me komunitetin dhe fokusin e forcimit të programit me fëmijët

Data e fundit për pranimin e aplikimeve është 2 Shkurt, 2017

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për fazën tjetër të procesit të rekrutimit!!!