World Vision International

Koordinator Terreni per Sponsorshipin

Job Description

Koordinator Terreni per Sponsorshipin - Zyra e Durresit

Qellimi i pozicionit

Koordinatori i Terrenit për projektin e Sponsorshipit do të angazhohet për zbatimin e këtij projekti në terren, i cili do të kontribuojë tek të gjithë fëmijet në Zonën e Programit që të kenë një jetë më të mire, nëpërmjet marrëdhënieve të transformuara ndërmjet fëmijëve dhe sponsorëve të tyre. Do të drejtojë të gjitha proceset në mënyrë që Zyra e Programit të përmbushë indikatorët e Projektit të Sponsorshipit duke shqyrtuar me saktësi dhe në kohën e duhur korrespondencën mes fëmijëve dhe sponsorëve, duke ruajtur numrin e fëmijëve të regjistruar në Program dhe duke mbajtur numrin e fëmijëve të regjistruar nëpërmjet sistemeve të menaxhimit dhe duke siguruar organizimin e aktiviteteve të Projektit të Sponsorshipit në Programin përkatës.

Pergjegjsite Kryesore

  • Të komunikojë në mënyre të efektshme identitetin, misionin, vizionin, vlerat dhe përqasjen e punës se World Vision në mënyre të tillë që të jetë e qartë dhe e përshtatshme për kontekstin.

  • Të bëjë të mundur implementimin ë modeleve të reja të Projektit të Sponsorshipit.

  • Të ndërtojë marrëdhënie të mira me të gjithë partnerët, me palët e interesuara dhe me grupet komunitare.

  • Të zbatojë aktivitetet e Projektit të Sponsorshipit në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të skuadrës duke siguruar që të gjithë fëmijët e regjistruar gëzojnë shëndet të plotë, janë të mirë-edukuar, janë të mbrojtur, kanë përkujdesje dhe përfshihen në aktivitetet e organizuara nga zyra e programit.

  • Të koordinojë dhe mbështesë skuadrën e sponsorshipit dhe partnerët në komunitet për të kryer të gjitha aktivitetet që janë të lidhura me Projektin e sponsorshipit dhe Projektet e tjera në Zyrën e Programit, duke bërë të mundur pjesëmarrjen e gjithë Fëmijëve të regjistruar.

  • Të sigurohet që aktivitetet në terrentë kryhen në bashkëpunim me aktorët dhe partnerët në komunitet.

  • Të pajisë gjithë Projektet e Zyrës së Programit me informacion lidhur me fëmijët e regjistruar dhe ti ndihmojë ata për të adresuar problemet.

  • Të adresojë te Drejtuesi i Zyrës së Programit / Drejtuesi i Sponsorshipit dhe tek Zyra Kombëtare çështjet e gjetura në terren lidhur me fëmijët më në nevojë në komunitet.

  • Të sigurohet që indikatorët kyç të Projekit të sponsorshipit të arrihen sipas standarteve të vendosura.

  • Të ndërtojë marrëdhënie të ngushta dhe bashkpunuese me komunitetin për të kuptuar realitetin e tyre dhe për të lehtesuar proçeset e zhvillimit në mënyre të efektshme.

  • Të koordinojë, mbështesë dhe të angazhojë komunitetin për të regjistruar fëmijët në program dhe të sigurojë që procesi të jetë i fokusuar tek grupet më në nevojë.

  • Të zbatojë strategjinë, të informojë dhe të ndajë të kuptuarin e Projekit të Sponsorshipit me komunitetin, partnerët dhe fëmijët.

  • Të koordinojë dhe të mbështesë të kuptuarin e komunitetit në mënyre që të jetë promovues aktiv i mundësisë së ndikimit të Projektit të Sponsorshipit në zhvillim.

  • Te lehtësoje një përqasje për formimin dhe për pjesmarrjen e vazhdueshme të fëmijeve të regjistruar në projekt.

  • Të komunikojë, në menyrë efektshme, identitetin, misionin, vizionin, vlerat dhe përqasjen e punës në mënyre të tillë që të jetë e qartë dhe e përshtatshme për kontekstin.

  • Të bëjë të mundur implementimin e modeleve të reja të Projektit të Sponsorshipit.

  • Të ndërtojë marrëdhënie të mira me të gjithë partnerët, me palët e interesuara dhe me grupet komunitare.

  • Të raportojë cdo rast të abuzimeve, problemeve shëndetësore të fëmijës apo problematikave te edukimit te femijeve dhe të koordinojë me sektorët për gjetur zgjidhje.

Kerkesat dhe kualifikimet per pozicionin

  • Diplomë universitare - e preferueshme në shkenca sociale.

  • Të kuptuar të mirë të punës zhvilluese të drejtuar nga komuniteti.

  • Të kuptuar shumë të mirë të të drejtave të fëmijëve/qasjeve të punës me fëmijët.

  • Aftësi të mira në ndërtimin e partneriteteve dhe zgjidhjen e problemeve.

  • Aftësi lehtësuese duke përfshirë lidhjen dhe ndërtimin e marrëdhënieve me grupet komunitare dhe partnerët.

  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe ndjeshmëri ndërkulturore, aftësi të punës në grup.

  • Te kete komunikim shume te mire ne te folur dhe ne te shkruar.

  • Të paktën 3 vite experiencë pune të ngjashme, duke përfshirë të paktën 1 vit në Lehtësimin e Zhvillimit me komunitetin.

  • I/e gatshme/e për të qënë fleksibël me oraret kur është e nevojshme dhe i aftë të udhëtojë shpesh në terren.

  • Eksperiencë me komunitetin dhe me programet për fëmijët.

***Afati i fundit për pranimin e aplikimeve është data 29 Tetor, 2017.

***Vetem aplikantet e perzgjedhur do te njoftohen per fazene tjeter te procesit te rekrutimit